Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton mbush sot 71 vjet

Bill Clinton, ose me emnin e plotë William Jefferson Blythe III, u lind më 19 Gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.

Baba i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në njI aksdent automobilistik tre muej para se të lindte Billi.

Mbas vdekjes së të atit Billi dhe nana e tij kuptuen se baba i tij ishte i martuem edhe me ma s’paku edhe tri gra tjera në të njajten kohë dhe se Billi kishte edhe nji vëlla dhe nji motër nga baba, të cilët nuk i takoi kurrë.

Bill Clintoni asht një politikan amerikan i cili shërbeu si President i 42’të i Shteteve të Bashkueme nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërby ma parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton asht anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të ri, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin nji filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si President i shtetit ma të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB’s për ndërhymjen e NATO’s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.