Ish presidenti izraelit në gjendje të randë

Ish-presidenti izraelit Shimon Peres asht në kujdesin intensiv mbas pësimit të nji goditje të randë, thonë zyrtarët mjekësorë.

Mjekët në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit, ku asht edhe tue u trajtue Peres, thanë se ai ishte në nji gjendje kritike, por të qëndrueshnme, shkruen BBC.

93 vjeçari asht në gjendje kome, dhe asht i detyruem të marrë frymë me ndihmën e respiratorit.

Në Kallnor ai iu nënshtrue nji operacioni të vogël, i cili rezultoi i suksesshëm, mbasi pësoi nji sulm në zemër.

“Goditja kishte shkaktue shumë gjakderdhje”, tha shefi i qendrës mjekësore.