Ish-Presidenti kroat: Marrëdhaniet Kroaci-Serbi ma të këqija se kurrë

Ish-presidenti kroat Ivo Josipovic thotë se Serbia ka dështue me i përmbushë detyrimet simbas marrëveshjes mbi të drejtat e pakicave kombëtare kroate, por thekson se kjo nuk duhet me qenë nji për me kushtëzue Serbinë në kapitullin e 23.

Ai bani thirrje për plotësimin e kërkesave, njajt si Kroacia.

“Qeveria jonë ka absolutisht të drejtë kur thotë se Serbia nuk i ka përmbush kriteret që dolën nga nënshkrimi i marrëveshjes, që asht respektimi i të drejtave të pakicës kroate në Serbi”, tha Josipovic.
Josipovic tha se marrëdhaniet e Kroacisë me fqinjtë e saj nuk kanë qenë kurrë ma të këqija, me përjashtim të luftës, e në veçanti me Serbinë.

“Ka një retorikë nacionaliste, revizionizëm historik, harrojnë se çka ka ndodh në vitet e ‘90ta”, tha Josipovic për Novi List Rijeka.

Ai beson se Qeveria ka me i rregullue problemet e mbledhuna nga ish-Jugosllavia.