Ish-presidenti kroat rikthehet edhe nji herë në politikë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stepan Mesic rikthehet në skenën politike në vend si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të caktueme për 11 Shtator.

Mesic do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të Koalicionit Popullor, i udhëhequn nga Partia Socialdemokratike (SDP) e ish-kryeministrit kroat, Zoran Milanovic.

Marrëveshja për kandidaturën e Mesic’it asht arritë dje në takimin e përfaqësuesve të SDP’s me delegacionin e Partisë Kroate të Pensionistëve (HSU), e cila asht nji nga anëtaret e Koalicionit Popullor.

Lideri i HSU’s, Silvano Hrelja tha se Mesic do të jetë kandidat për deputet në listën që përfshin rajonin e Zagrebit.

Simbas marrëveshjes, Mesic do të jetë madje në vendin e 10 në listën e Koalicionit Popullor, por falë modelit të votave preferenciale, ka gjasa të mëdha me sigurue mandat si deputet.