Ish Presidentja Jahjaga ka nji mesazh të qartë për Serbinë

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga, po konsideron që Serbia duhet me i kërkue Kosovës falje për krimet që ka ba gjatë luftës së fundit në vend, me theks të veçantë në abuzimet seksuale nga regjimi serb, të cilat i ka cilësue si “çnjerëzore”.

Këtë deklaratë ajo e ka ba në hapjen zyrtare të Samitit Global të Grues 2016, që organizohet në Warsaw të Polonisë, në të cilin trajtohen çashtje të rolit të grues në shoqni dhe randësisë së fuqizimit ekonomik të saj.

“Pres që përmes dialogut politik që kemi fillue me vendin tonë fqij të Serbisë, me u arritë njohja e krimeve mizore të dhunës seksuale që janë krye mbi njerëz të pafajshëm për përfitime politike, të luftohet kultura e mos ndëshkimit si dhe të denohen ata që kanë krye këto krime, që ende mbeten të lirë dhe me u kërkue falje për këtë krim lufte”.

Në këtë samit, Jahjaga ka kërkue nga institucionet e vendit e edhe ato ndërkombëtare për drejtësi për gratë e përdhunueme nga forcat serbe gjatë luftës.