Ibrahim Gashi i rikthehet politikës, tash me Kadri Veselin!

Ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Ibrahim Gashi që nga sot asht ba pjesë e PDK’s.

Prezentimi i tij zyrtar u ba në nji konferencë në selinë e PDK’s.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli tha se Gashi që nga sot i bashkëngjitet “grupit të madh të PDK’s”.

“Njerëzit e mirë, çdo njeri që mund të jap kontribut për Kosovën të angazhohet politikisht”, tha Veseli.

 Ibrahim Gashi tha se ndihet i nderuem që asht ba pjesë e partisë numër nji në Kosovë.

“Besoj fuqishëm në lidershipin e Kadri Veselit. E ndiej veten pjesë e kësaj partie, jo vetëm tash por edhe në të kaluemen”, tha Gashi.