Ish sekretari amerikan i Mbrjotjes: Lufta bërthamore s’ka qenë kurrë ma afër

Deklarata asht ba nga ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry, i cili ka qenë edhe kreu i Pentagonit nga viti 1994 deri 1997.

Ai tha se, modeli i vjetër i konfliktit midis fuqive bërthamore, Rusia dhe Shtetet e Bashkueme, nuk asht zhdukë kurrë.

Si tjetër arsye për shqetësim, Perry përmendi se Shtetet e Bashkueme dhe konkurrentët e saj ma të afërt, Rusia, Kina, India dhe vende e tjera janë në nji garë të pazakontë për me rritë forcën e armatimit.

Ish ministri kujtoi se, Pentagoni tashma ka paralajmërue se asht e nevojshme se në 20 vitet e ardhshme të ndahen rreth 450 miliardë dollarë për me ba bomba të reja, nëndetëse dhe raketa.