Ish shefi i xhandarmërisë serbe i arrestuem sot në Mal të Zi dyshohet për krime lufte në Kosovë

Ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikic, ka agjendë të qartë ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë, ndaj kosovarëve.

Dikic u arrestue sot bashkë me 15 persona tjerë në Mal të Zi, nën dyshimet për sulm terrorist pikërisht kur po mbaheshin zgjedhjet.

Po ashtu, Dikic dhe grupi i tij terrorist planifikonin edhe kidnapimin e kryeministrit Milo Djukanovic, si dhe vrasjen e nji numër malazezësh në Podgoricë gjatë festimit të fitores, transmeton lajmi.net.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk kanë me lshue Kosovën”, citohet të ketë thanë Dikic gjatë nji vizite në veriun e Kosovës tue u fotografue para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk kanë me lshue Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk keni me lshue tokën e shejtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkrue Dikic në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagimi i tij kishte ardhë mbas nënshkrimit të marrëveshjes për kontrollin e zonës 25 km të hapsinës ajrore të Serbisë përgjatë kufinit me Kosovën mes ushtrisë së Serbisë dhe forcave të KFOR’it në Kosovë.

Këtë marrëveshje e patën nënshkrue gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikovic dhe komandanti i KFOR’it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, në Prishtinë.

Bratislav Dikic njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare si dhe për implikimin e tij dhe pjesëtarëve të policisë serbe në disa konflikte me ushtarët e KFOR’it, për çka me kërkesë të ndërkombëtareve, Dikic asht shkarkue nga pozita e komandantit të xhandarmërisë nga ana e ish-presidentit serb, Boris Tadic.

Gjenerali Dikic, i cili dyshohet edhe për krime në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për disa vepra tjera kriminale dhe skandale në Serbi.

Ai e pat vizitue Kosovën në Maj të viti 2013 ku pati qëndrue në veri të Mitrovicës, së bashku me Aleksandar Vulinin.