Çka shkruen mediat e hueja per Presidentin e ri

Zgjedhja e liderit të PDK’s, Hashim Thaçit si President, ka qenë lajm edhe në mediat e hueja.

Agjencitë ma të mëdhaja të lajmeve në botë, Reuters, AP, DPA, AFP dhe APA njoftojnë se ish-udhëheqësi i kryengritësve, Hashim Thaçi, asht zgjedhë të Premten, President i ri i Kosovës.

“Ministri i Jashtëm dhe Zavendëskryeministri ka marrë mbështetjen e 71 prej 120 deputetëve nga parlamenti në Prishtinë.

Kundërshtari i tij Rafet Rama nuk e mori asnji votë, kurse 10 fletëvotime ishin të pavlefshme”, shkruejnë agjencitë e lajmeve botnore.

Mediat njoftojnë se Hashim Thaçi nuk mundi ta marrë këtë post përmes raundit të parë, e as përmes atij të dytë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka shkrue për Thaçin si nji kryengritës i njoftun me nofkën ‘Gjarpni’, i cili nga nji udhëheqës politik i luftës, veshi kostumin e politikanit dhe tash andrron me e çue Kosovën drejt Bashkimit Europian.
Ma tej ajo shkruen se për gati dy dekada, Thaçi ka luejt nji rol dominues në skenën politike të Kosovës.

Shkrimi përfundon tue tregue se ai ja kushtoi energjitë e tij bisedimeve të ndermjetësueme nga Bashkimi Europian me ish-anmikun e tij, Serbinë, bisedime që kulmuen me marrëveshjen historike të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhanieve ndërshtetnore.