Ish-ushtari i UÇK’s denohet me 8 vjet burg!

Sot në Gjykatën Themelore asht marrë vendim për ish ushtarin e UÇK’s, Xhemshit Krasniqin, i akuzuem për krime lufte.

Lajmi.net mëson se Krasniqi asht denue me 8 vjet burg.

Mbas disa viteve të arratisë dhe mshefjes, Policia e Kosovës e kishte arrestue vitin e kaluem në Prizren, Xhemshit Krasniqin.

Operacioni i madh ishte krye nga Policia e EULEX’it dhe Njisia Speciale e Kosovës.

Njisia Speciale e kishte zanë Krasniqin në vendin ku ai dhe familjarët e tij po kryenin punë bujqësore.

Krasniqi, për shumë vite n’arrati, do duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit. Sabit Geci akuzohej se në mes të Prillit dhe Qershorit të 1999, në nji bazë ushtarake të UÇK’s të vendosun në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët tue perfshi Xhemshit Krasniqin i ka shkelë rregullat e ligjit nderkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosun ose okupimit dhe me këtë ka krye veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.