Ish-zadhanësja e Hagës shokon me deklaratën: Milosevic’i asht gjallë, Haga ka me mashtrue njajtë edhe me Mladic’in

Mbrojtja e Ratko Mladicit e ka kërkesën e njajtë siç e kishte ajo e Milosevicit: e këtë s’mundemi me pranue. Sepse, cilido mjek mundet m’i ba letrat se Mladici ka vdekë, madje edhe të sjellë mjekë vëzhgues për me konstatue vdekjen dhe të gjitha këto me qëllim që të mos vjen deri te shqiptimi i denimit.

Kështu ka deklarue Florence Hartmann, ish-zadhanësja e ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Carla del Ponte, gjatë vizitës Lidhjes së ish-të burgosunve në kampe në Bosnjë e Hercegovinë.

“Me randësi asht që sërish të mbledhemi kur të shqiptohet denimi për Ratko Mladicin, që të pengojmë me ndodhë transferimi i tij në Rusi ose ndonji marrëzi tjetër. Kemi me qenë vëzhgues kambëngulës dhe nuk kemi me lejue që të përsëriten disa gjana”, porositi Hartmann nga Sarajeva.

Deri te konstatimi për Mladicin, lania e mundësisë që Milosevici të jetë i gjallë merreshin si teori të konspiracionit dhe argëtim për publikun. Por, tregimi për Slobodan Milosevicin bahet gjithnji e më pak argëtues… shkruen croative.net.

Askush s’e ka pa kufomën e Milosevicit

Mbasi që Milosevici u varros në nji vend mjaft të parandësishëm, në vendlindjen e tij në Pozharevac, dhe meqë askush s’e kishte pa trupin e tij të vdekun (përveç patologëve zyrtarë) dhe tue marrë parasysh se varrin e tij sot askush nga familja apo nga bashkëpunëtorët e tij ma të afërt nuk e viziton, nuk asht e pamundun që edhe Milosevici, si dhe krejt familja e tij (grueja, çika, djali dhe vllau), të jetojënë në Rusi, transmeton gazetaexpress.

Në fakt, si shkaktar i vdekjes së tij llogaritej infarkti, i cili u zbulue nji ditë mbas vdekjes, mbas obdukcionit në të cilin, krahas mjekëve holandezë, morën pjesë edhe patologë rusë, si dhe nga Akademia ushtarake-mjekësore në Beograd, kolonelët Srbislav Ilic dhe Ivica Milosavlevic. Me rezultatet e tyne të obdukcionit menjiherë u pajtuen autoritetet shtetnore në Serbi, u organizue transport urgjent dhe varrim i shpejtuem.

Raporti zyrtar i patologëve kurrë s’u publikue, ndërsa asht i pabesueshëm fakti se emnat dhe adresat e patologëve nga Beogradi, kolonelëve Ilic dhe Milosavlevic, nuk gjenden në asnji regjistër emnash apo adresash në Serbi. Katër muej para vdekjes së befasishme Milosevicin në Hagë e vizitoi nji ekip prej tre mjekëve – kardiolog nga Franca, specialist për damarët e gjakut nga Rusia dhe otorinolaringolog nga Beogradi, i cili në seancën gjyqësore ishte dëshmitar i mbrojtjes së Milosevicit.

Ata propozuen që Milosevici me shkue për kontroll në Rusi në Institutin e njoftun Bakulev, por këshilli gjyqësor në fund të Frorit këtë e refuzoi. Pak ditë ma vonë u shpall se Milosevici ka vdekë, ndërsa indikativë asht se Borislav Milosevici vetlm disa ditë mbas vdekjes së vllaut të tij shkoi në Moskë në Institutin Bakulev.

Mjeku holandez i burgut dy javë para vdekjes në gjakun e Milosevicit gjeti gjurmë të ilaçit rifampicin, i cili e ul efektin e barnave kundër shtypjes së naltë, të cilat i përdorte Milosevici. Super-egzaminimi toksikologjik i Institutit për mjekësi ligjore të Universitetit në Bon ka zbulue praninë edhe të nji bari, droperidol, i cili simbas farmacistëve hyn në grupin e anti-psikotikëve, të cilët organizmin e njeriut e çojnë në nji gjendje të mpimjes, nji lloj të gjumit të thellë – ngjashëm me vdekjen!

Droperidoli prodhohet në Francë, ndërsa njani nga mjekët që e kontrolloi Milosevicin ishte pikërisht nga Franca. Kësaj duhet shtue edhe faktin se kamerat e burgut, simbas interpretimit zyrtar, kanë qenë të shkyçuna në kohën kur Milosevici gjoja ka vdekë.

Dhe, mjaft indikative, askush asnjiherë s’ka kërkue zhvarrosjen e tij, në mënyrë që këto teori njiherë e përgjithmonë – të rrxohen ose të konfirmohen.

Shperndaje në: