Ish zyrtari i naltë amerikan: Kosova kurrë s’ka me qenë nën kontrollin e Serbisë

Këshilltari i naltë dhe ekspert i çashtjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratave të Clinton, Bush dhe Obama, David L. Phillips, thotë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhaniet me Kosovën.

“Normalizimi nënkupton njohjen e pamvarësisë së Kosovës,” shkruen Phillips në nji shkrim autorial për Huffinton Post.

Simbas tij, Kosova kurrë nuk ka me qenë nën kontrollin e Serbisë tue shtue se “deri tash, 114 vende e kanë njofte pamvarësinë e Kosovës.”