Ishujt Caraibe tash rrezikohen nga uragani Maria

Nji stuhi e fuqishme po shkon drejt ishujve Caraibe – ma pak se dy javë mbasi uragani Irma kaloi nëpër këtë rajon me efekt shkatërrues.

Parashikuesit e motit thanë se stuhia Maria asht shëndrrue në uragan dhe ka me i goditë ishujt Lliuord mbramjen e sotme.

Të Diellën, Maria, ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erna deri në 120 kilometra n’orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.