ISIS hap nji faqe propaganduese në shqip

ISIS’i ka arrit me hapë nji blog tjetër, më të njajtën përmbajtje përsëri në “wordpress” mbasi që faqja e tyne në gjuhën shqipe ju mbyll ditë ma parë, shkruen Express.

“Faqja e vetme për publikime zyrtare të Hilafetit në gjuhën shqipe simbas metodologjisë profetike”, ky asht përshkrimi që administratorët e saj i kanë b faqes së organizatës terroriste ISIS në gjuhën shqipe: “hilafeti1.wordpress”.

Kjo faqe u ri-hap me nji trik të thjesht interneti, tue i shtue asaj numrin “1” në fund.

Faqja “hilafeti.wordpress” për të cilën autoriteteve ju deshën javë për me mbyllë, aktualisht asht e bllokueme.

Shënimi që jepet në këtë faqe tash asht që “blogu asht i arkivuem ose i suspenduem mbasi që ka thye rregullat e këtij shërbimi”.