ISIS kërcënon me vdekje 43 punëtorë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Disa persona e kane hack’ue web-faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, tue përfshi departamentin e mbrojtjes, energjisë, tregtisë, shëndetësisë dhe shërbimeve.

Këta hack’era pro grupit militant terrorist ISIS të quejtun “Bashkimi i Kalifatit”, kishin shpërnda nji listë të personave që punojnë në këto departamente, tue i kërcënue me vdekje.

Lista përmban gjithsej 43 emra të punonjësve të këtyne departamenteve.

Kjo listë ishte e publikueme në pesë gjuhë – anglisht, arabisht, spanjisht, rusisht dhe frengjisht, tue shkrue “Këta persona kane me u vra”, shkruen DailyMail.

Mirëpo simbas zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, shqetësuese asht se për secilin person ishin publikue edhe numrat e tyne personal, por edhe adresat e banimit.

 

united