ISIS kërcënon Papën: Kemi me ardhë në Romë, mbajeni mend!

Përmes nji video të publikueme në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik, Al Hayat Center Media, luftarët e ISIS shfaqen tue shkatërrue kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe tue gris fotografitë e Papa Françeskut.

Ata paralajmërojnë se shumë shpjet kanë me mbërri në Romë.  “Mbajeni mend këtë. Kemi me mbërri në Romë. Kemi me ardhë në Romë për vullnet të Allahut”, shprehet nji luftar i ISIS me emnin Abu Jindal.

Kjo video asht filmue në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftarëve të Abu Sayyaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase.