ISIS me fokus te princat e dukeshat

Dukesha Kate Middleton po zhvillon vizitën e saj për bamirësi në qendër të New Delhi, bashkë me Princ William.

Simbas mediave britanike, policia thotë se nji femën e dyshueme si pjesëtare e ISIS mundet me qenë gati përme sulmue vendin që çifti mbretnor po e viziton.

Besohet se nji grue kanadeze tashma ka fillue planifikimin e nji sulmi në qendër të kryeqytetin indian.

Agjencitë e sigurisë thuhet se i kane të gjitha detajet për gruen 35 vjeçare, tu’ e përfshi edhe pasaportën e saj. Ata i kane paralajmërue edhe aeroporteve të vendit dhe agjencive të tjera inteligjente.

Princi William dhe Dukesha Kate Middleton u njoftuen veç disa ditë para se me vizitue vendin, mirëpo nuk e anuluen vizitën.