ISIS me u mbrojt ban gjithçka, merr 550 familje si mburojë të gjallë!

“Shteti Islamik” ka marrë 550 familje nga fshatnat rreth Mosulit për me i përdor si mburojë të gjallë në rast se forcat irakiane i afrohen, ka thanë nji zadhanëse e OKB’s për të drejtat e njeriut.

Simbas informacioneve të vërtetueme, zadhanësja e OKB’s ka thanë se në bazë të hetimeve të bame, militantët islamikë kanë vra 40 civilë në nji fshat, raporton “Reuters”.

Në fillim të kësaj jave, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) asht alarmue për kthimin e Mosulit në kasaphane, në tentativë për me rimarrë dhe armëve kimike që militantët munden me ju leshue, dhe e keqja tjetër, përdorimi i civilëve si mburojë e gjallë, ndërmjet dy palëve.