ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Hamburg

ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në Hamburg, më 16 Tetor, nga i cili sulm u vra nji i ri, raporton agjencia e lajmeve Amak lidhun me ISIS’in.

“Nji ushtar i vendit islamik atë ditë në Hamburg ka qëllue me thikë dy persona”, thuhet në deklaratë, tue shtue se sulmi ishte shejë përgjigje për “thirrje për me i sulmue qytetarët e koalicionit”, që luftoi kundër ISIS në Irak dhe Siri.

Zadhënësi i policisë në Hamburg nuk pranoi me komentue deklaratën e ISIS’it.

Policia ka deklarue se më 16 Tetor në Hamburg ka ndodhë nji sulm me thikë në bregun e lumit Alster të këtij qytetit, ku viktima, ishte nji djalë 16-vjeçar, i plagosun për vdekje, ndërsa miku i tij 15- vjeçar pshtoi pa lëndime.