ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Bruksel

Shteti Islam ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë që ndodhi para nji dite kundër ushtarëve në Bruksel, transmeton agjencia e lajmeve të kësaj organizate terroriste, Amaq.

Amaq shkruen se kryesi i sulmit asht “ushtar i Shtetit Islam”, i cili ka krye operacionin tue iu përgjigjë thirrjes për sulme mbi “vendet anëtare të koalicionit”, që i referohet koalicionit të udhëhequn nga SHBA’të, i cili lufton kundër Shtetit Islam, transmetojnë mediat botnore.

Belgu tridhetëvjeçar, me origjinë nga Somalia, asht vra mbramë, mbasi me thikë sulmoi patrullën e ushtarëve në qendër të Brukselit.