ISIS merr përsipër masakrën e homoseksualëve në SHBA

ISIS kishte thanë se ka me sulmue në Florida tri ditë para se nji atentator fanatik me nji armë sulmi AR-15 kishte me i vra të paktën 50 persona në nji klub nate homoseksualësh, simbas profileve në Twitter që kanë lidhje me grupin terrorist.

Shërbimet e sigurimit në Florida kanë konfirmue se vrasësi asht 29-vjeçari Omar Mateen, nji qytetar i SHBA me prindë afganë, dhe llogaritë e ISIS në Twitter kanë shpërnda nji imazh të tij me pistoletë.

Disa profile që kanë lidhje me ISIS në Twitter i kanë marrë pësripër veprimet e Mateen, edhe pse nuk ka pasë ende nji reagim zyrtar nga grupi.