ISIS po humbë, por qe çka paralajmërojnë!

Shteti Islamik ka humbë nji sipërfaqe sa madhësia e Irlandës e thanë ndryshe nji të katërtën e territorit të tij, si pasojë e luftës së rebelëve të mbështetun nga SHBA dhe Rusia.

Lufta ndaj ISIS në 18 muejt e fundit në Irak dhe Siri ka gjasa për me i rritë ma tej sulmet ndaj civilëve në muejt e ardhshëm, tha IHS në nji raport të Diellen.

Kjo ka ba që ISIS me i rritë sulmet ndaj popullsisë civile në Lindjen e Mesme dhe në Europë, gja që ka të ngjarë me u intensifikue

“Sa ma shumë që zvogëlohet kalifati i Shtetit Islamik, gjithnji e ma e qartë se projekti i saj i qeverisjes asht i dështuem, kështu që grupi ka me ba kryengritje,” tha Columb Strack, analist i naltë në IHS.

Territori i kontrolluem nga xhihadistët e Shteti Islamik u tkurr nga 90,800 km katrorë (35.000 milje katrorë) në Kallnor të vitit 2015, gjashtë muej mbas shpalljes së nji kalifat në Siri dhe Irak, për në 68,300 km katrorë (26,370 milje katrorë).