ISIS po mposhtet

Forcat libiane thonë se kanë marrë nën kontroll nji lagje në qendër të Sirtes, tue e lanë vetëm nji rreth të qytetit të pushtuem nga militantët e Shtetit Islamik.

Zadhënësja Rida Issa ka thanë se lagjja Numër Nji e Sirtes ishte “lirue tënësisht”, por shtoi që brigadat, të mbështetuna nga sulmet ajrore amerikane, janë në procesin e pastrimit të mbetjes së Shtetit Islamik nga zona.

Për ma shumë se tre muej, brigadat në aleancë me qeverinë e mbështetun nga OKB’ja kanë luftue për të përjashtue ISIS’in nga Sirte, nji qytet bregdetar që grupi militant e ka shendrrue në nji bastion rajonal vitin e kaluem.