ISIS po planifikon me i sulmue kopshtet dhe shkollat hebraike në Turqi

Xhihadistët e të ashtuquejtunit Shtet Islamik (ISIS) po bajnë plane për sulme në institucionet e shkollimit të fëmive hebre në Turqi, raporton Sky News tue e citue nji burim të shërbimit të inteligjencës.

 

Javën e kalueme, gjatë arrestimit të 6 anëtarëve të ISIS’it, agjentët e msheftë në Gaziantep – Turqi jugore, e kanë zbulue nji komplot të ri terrorist.

 

Operativët zbuluen se grupi terrorist ka plan me organizue nji seri sulmesh me fokus fëmitë hebrej në Turqi.

 

Burimi i pa zbuluem nga Sky News pohon se kopshtet, shkollat, qendrat rinore, dhe institucionet fetare hebraike në Turqi, janë në rrezik.

 

“Ky asht ma shumë se nji kërcënimin i besueshëm. Asht nji komplot aktiv “, ka ba të ditun burimi, tue theksue se koha e sulmit asht ende e panjohun por mundet me ndodh në 24 orët e ardhshme, ose në ditët në vazhdim.