ISIS po planifikon nji tjetër valë sulmesh n’Europë. Këto janë mënyrat

Agjencia ligjzbatuese e Bashkimit Europian, Europol, ka dhanë alarmin se shteti islamik po pregaditet për nji valë të re sulmesh n’Europë.

Dronet me eksploziv dhe femnat xhihadiste, priten me qenë mënyrat se si po pregaditet ISIS me sulmue Europën.

Këto informacione u banë të dituna në nji raport që përmbledh tendencat që nga viti 2016 dhe që u publikue në ditën e Ejte, nga Europol.

Arrestimet për aktivitete të xhihadit, raportohet se janë rrië vitin e kaluem, ashtu si në tre vitete e fundit radhazi. Kështu, nga 395 të arrestuem në 2014, numri ka shkue në 718, në vitin 2016.