ISIS – Princ Harry’t: “Nëse je burrë, hajde këtu me luftue, të çojmë n’ferr ty me Apache’n tand” (video)

ISIS ka sfidue princ Harry’n me i luftue xhihadistët. Me anë të nji video, nji burrë i identifikuem si Abu Uqayl nga Singapori, në gjuhën angleze i kërkoi princit me shkue në ‘Shtetin Islamik’ dhe me luftue.

“Nëse je burrë, pse nuk vjen këtu dhe të luftosh me neve, që me mujt me ju çue ty dhe ‘Apache’ tuej në ferr”-ka thanë në video, Uqayl.

Ky kërcënim ka ardhë mbas vizitës së princ Harry’t në Singapor në Qershor ku foli për sulmet terroriste në Londër, ku tre xhihadistë përdorën nji kombi me i shkelë kambësorët dhe sulmuen me thika njerëzit n’udhë dhe restorante afër Borough Market.

Princi ka shërbye ma parë në Ushtrinë Britanike dhe udhëtoi me avionët ushtarakë ‘Apache’ në Afganistan.

Shperndaje në: