ISIS: Tash radhën e ka Italia

Terrorizmi

Mbas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, Shteti Islamik i ISIS kërcënon Italinë. ISIS paralajmëroi se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyne ka me qenë Italia.

Kërcënimi asht zbulue në komunikimin e përdorun nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që, Italia asht vendosë në gadishmëni të naltë.

Qeveria italiane ka rritë masat e sigurisë për me  parandalue sulme të mundshme terroriste.

Por, nuk asht hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS, mbasi në Prill të 2016, përmes nji mesazhi, terroristët u shprehën se objektivi i radhës kishte me qenë Roma.