ISIS varros të gjallë dezertorët e betejës së Irakut

ISIS thuhet se ka varrosun të gjallë dhetra militantë, mbasi xhihadistat refuzuen me luftue dhe u arratisën nga beteja, në prag të nxitjes së qeverisë irakiane për me rimarrë terren në provincën veriore të Nineveh, e cila asht nën sundimin e terroristëve që nga 2014.

Numri i përgjithshëm i militantëve, të cilët kanë qenë të ekzekutuem mbetet i pakjartë.

Agjencia e lajmeve ABNA ka raportue që, 35 luftarë janë vra, ndërsa Iraqi News ka thanë se Shteti Islamik ka varrosun 45 militantë të gjallë nën akuzat e dezertimit.

Ekzekutimet u zhvilluen në periferi të Qayyarah, rreth 60 kilometra në jug të qytetit militant të mbajtun të Mosulit.