Islami: Asnji institucion europian s’mundet me garantue sigurine pos NATO’s

“Ne presionin e Rusise ndaj Ballkanit, Isa Mustafa s’asht njeri adekuat qe mundet me mbrojte Kosoven ne keto rrethana.
Ishe Turqia ajo qe ja nxuni kryet BE’s, nuk u ba kjo pune per Kosoven. Nga kjo pune kemi mesue se duhemi me qene kerkues gjithmone per me arrite diçka”. Keshtu tha i ftuem ne Rrokum Roll, gazetari Dardan Islami.

“BE deshtoi komplet me menaxhimin e kufijve te saj. Rreziku i Europes vazhdone me mbete kriza e migranteve dhe thellimi i krizes ruso-turke”, vleresoi Islami.

“Nuk po fillojme diçka prej zeros. Ushtria jone asht diçka reale, asht baza e thelbi, por duhet me pase vullnet”, tha Islami lidhun me ushtrine e Kosoves dhe situatat ne Europe e Ballkan.

“Problemet qe i kemi viza nuk i rregullon. Neve na duhet siguri dhe nji Qeveri stabile”, u shpreh i bindun Islami.

E per deklarimet e strukturave te ndryshme partiake se liberalizimi asht merite e tyne, per Islamin kjo s’asht merite e politikaneve, por asht e politikes aktuale n’Europe.
“Keta dojne me u fry se nuk kane pase diçka kaq te randesishme ne dore”, theksoi ai.
“Na jemi te vegjel, e duhet me u ba bashke per me i kalue keto kriza qe po vijne nga jashte. Per me i kalue krizat e jashtme, duhet me u perballe me keto te mbrendshmet”.

Ajo qe e frigeson ma shume Islamin, mbasi te fillojne qytetaret me levize te lire, asht arrestimi per terrorizem i ndonji kosovari me pasaporte te Kosoves.