Islami ban publike memoaret e gjeneralit Jackson dhe Clark mbi të vërtetën e ballafaqimit të NATO’s dhe Rusisë n’Aeroportin e Prishtinës

Islami: Kush do që fiton në SHBA, ka me qenë fitore diskutabile. Amerika mbas zgjedhjeve s’ka me qenë e njajtë

Me gazetarin Dardan Islami ne Rrokum Roll u diskutue per nji foto qe ka qarkullue sot ne media, ku shihet Arkani tue pozue prane varrit te tij.

“Nuk e di sa asht e besueshme kjo foto, megjithese mue s’me habite ma kurgja ne kete bote”, thote Islami.

Tue fole per ndikimin rus dhe historine e ketij ndikimi ne vitet e mahershme qysh nga viti 1981, Islami u ndal edhe te ngjarjet e 1981 ne Kosove, tue thane se keto protesta te studenteve ishte mire qe u mbajten, por qe nuk dihet organizatori i tyne.

Dicka nga kjo kohe ka mbete e pasqarueme, konsideron Islami.

Mbas shpalljes se Republikes se Kosoves, Vladimir Putin e ka perdore si argument per Osetine, sikurse Erdogani qe thote se mospajtimet e tij me Assadin kane qene pikerisht per shkak te Kosoves, thekson Islami.

Islami ka thane se Rusia nuk asht ma Rusia qe vetem nuk e pranon Kosoven, por edhe e pengon, pra asht ba agresive, ‘ka fillue me na ngacmue nga pak’.

Islami kallxon disa momente interesante te vitit 1999, kur ruset hynen ne Aeroportin e Prishtines ne ate vit.

“Rusia u fut ne Aeroport ne vitin 1999 nji dite para KFOR’it, ndersa Wesley Clark kishte urdhnue gjeneralin Jackson me shkue ne Aeroport, por ky nuk e zbatoi, sepse e zgjidhi kete cashtje ndryshe”.

Islami ka komentue edhe lajmet e ndryshme lidhun me zgjedhjet presedenciale ne SHBA.

“Asht nji gare shume ndryshe, te kujtojme qe, Presidenti Obama ka ndryshue 3-4 ligje qe i japin kompetence Presidentit qe me shpall gjendje te jashtezakonshme dhe me qite ushtrine ne udhe, ne rast nevoje”, thekson Islami.

“Amerika nuk asht e njajt as per Kosoven, as per boten, as per veten”, mendon gazetari Islami, tue shtue se, ‘kush do që fiton në SHBA, ka me qenë fitore diskutabile’./Rrokum.TV

Per ma shume ndjekeni emisionin e plote.