Islami: Donald Trump asht Hashim Thaçi i Amerikës

Islami: Mosadi tue pshtue veten, na e ruejti ftyren neve

Gazetari Dardan Islami ka komentue ne Rrokum Roll zgjedhjet presidenciale ne SHBA, ku fitues doli Donald Trump.

“Populli amerikan votoi kunder Hillary Clinton, jo qe votoi aq shume per Donald Trump”, vlersoi Islami.

“Trump nuk ka vizion politik konkret, por ka nji pike te forte, sepse ai din me ba marreveshje, sidomos marreveshja ose pajtim me fuqi te ndryshme, qofte me Putinin apo Kinen”, komenton Islami, ne Televizionin Rrokum.

“Putin kerkon me pranue Krimene, kurse Amerika dhe europianet kerkojne me pranue Kosoven, dhe keshtu zhbllokohet ky proces”, simbas Islamit, tue shtue se simbas tij, nese dy burra te shteteve merren vesh, kjo asht gja e mire.

Politika amerikane nuk nderron per shkak te nji presidenti, ka shtue, nder te tjera, Islami.

Islami mendon se fjalori i papelqyem i Trump gjate fushates zgjedhore ne SHBA ka qene strategji e tij per, sic ka thane ai, ‘me i kape votat’, çka edhe arriti.

Ai e ka krahasue Presidentin Hashim Thaçi me Donald Trump, tue thane se te dy punet e para ne administrate i kane pase, njani kryeminister e tjetri president.

Islami ne Rrokum Roll ka fole edhe per Raportin e Progresit per Kosoven nga Komisioni Europian.

Islami konsideron se opozita sot ka qene dashte me u marre me kete Raport.

Ai ka komentue edhe per arrestimin e disa personave ne Kosove e Shqipni te lidhun me terrorizmin.

Ai ka thane se, Sherbimi Sekret i Izraelit Mosad, qe simbas tij vepron ne Shqipni, ka ba nji pune te madhe ne zbulimin e ketyne personave, ndersa ka thane se ne te ardhmen mundet me pase edhe arrestime te tjera. Me kete, ka shprese se po bahen levizje te mira.

Ai ka thane se shkaku qe bahej fjale per Kombetaren e Izraelit ne futboll bani qe Mosad me ba kete zbulim, por qe asht i mire edhe per neve dhe duhet mirepritun kjo.