Islami: Keto dite grupet punuese e definojne koalicionin me AAK!

Strukturat e majta te VV’s po dojne me i largue emnat e rrugeve te Rexhep Mitrovices  e Xhafer Deves.

 

Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombetar Demokrat (BKD), ka thane ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum se, tue e pa qe vendi shume shpejt ka me shkue ne zgjedhje, ata i jane bashkue koalicionit te AAK-Nisma per me shkue ne nji koalicion zgjedhor.

Ai ka thane se ata i ka bashkue programi i djathte konservator, tue shtue se keto dite grupet punuese kane me e definue koalicionin me AAK’n.

Islami ka thane se BKD gjithnji e ma shume po konsolidohet, ku deri tash kane hape zyre ne 18 komuna.

Simbas tij, ata synojne qe edhe ballistet qe jane ne numer te madh, me u ba pjese e deshmoreve te kombit, sepse historia nuk ka fillue vetem me UÇK’n.

Islami ka thane se kane me ju shkrue shkrese zyrtare edhe Presidences qe ketyne familjeve me ju njoft e drejta e tyne qe kane dhane ne mbrojte te vendit.

Lideri i BKD’s ka thane se si bastion i tyne konsiderohet Gjilani, Prizreni, Shtimja dhe Vitia.