Islami: Kosova asht ba poligon i superfuqive

Kete vend e kane çlirue shqiptaret me musteqe, e jo arabet me mjekrra

Gazetari Dardan Islami ka diskutue per sulmet e fundit terroriste qe ndodhen ne Nice te Frances dhe per aktualitetin ne Kosove lidhun me ekstremistet fetare.

“Kjo qe ndodhi mbrame kallxon se sa mizore jane keta terrorise, tue mos zgjedhe asnji forme te terrorit”, ka thane Islami ne Rrokum Roll.

Ai ka thane se kjo lufte ka me zgjate ma shume, ka me qene edhe ma mizore.

“Mundemi me konstatue se sherbimet sekrete jane tue deshtue, nese ndodhin keto sulme keshtu nji mbas nji, kjo kallxon deshtimin e ketyne sherbimeve, te cilat duhet me u reformue”, tha ai.

Tue fole per rrezikun e Kosoves nga sulmet terroriste, Islami ka thane se nuk duhet me u habite qe Kosova nuk ka me qene e rrezikueme nga keto sulme.

“Kosova nuk asht as ma shume e as ma pak e rrezikueme, na jemi te gjithe te rrezikuem”, ka thane Islami.

Islami ne emisionin Rrokum Roll te Rrokum TV qe drejtohet nga Fidan Jupolli ka komentue edhe debatin e fundit rreth shkrimit te Mehmet Krajes.

“Muslimanet e Facebook jane nji kategori e njerezve shume primitive, edhe pse nuk jane fajtore pse jane ne kete gjendje, fajtor jemi na”, tha ai.

Islami ka thane se ekstremistet jane te gatshem me te linçu, me te shpalle anti-islamist, por e kane gabim.

“Ketu ka hy pare e madhe, kete e di shteti, e di policia, dhe keto nji dite kane me u zbardhe”.

“Na po mundohemi me pshtue Islamin, sepse populli jone i ka dhane shume Islamit, shume dijetare, emna e teolog te medhaj”, ka shtue Islami.

Islami ka fole edhe per aktualitetin politik ne Kosove.

Tue fole per Demarkacionin, ai ka permende viziten e diplomates amerikane Nuland, e cila deklaroi se kjo çashtje asht krye.

“Kosova asht poligon i fuqive te botes” ka thane Islami, nder te tjera.