Islami: Kosova duhet me i kerkue raport dhe damshperblim Arabise Saudite per damin qe e ka shkaktue ne Kosove

Instalimi i sistemit anti-raketor ne Kosove, kish me ia dhane vulen e shtetesise se Kosoves, njiherit edhe njohjen mbrenda nates te 5 shteteve te BE’s.

“Putin e ka dhane nji porosi te forte, po e ban te veten, po thote hekni ngarkesat e Amerikes dhe nuk keni me qene ne cak te sulmeve te Rusise”.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll, gazetari Dardani Islami.

“Dje tha edhe zoja Kodheli, ministre e Mbrojtjes se Shqipnise, se nese nuk integrohemi, Ballkanin ka me perfshi integrimi rus”, tha Islami, tue theksue se, ky asht pohimi i pare zyrtar ndaj kesaj çshtje.

Islami ka fole edhe per emigrantet qe kane vershue Europen.

“Ardhja e emigranteve vazhdon me kercenue Europen, ne kete rast edhe Ballkanin”, tha Islami.

Ai shtoi se, jane momentet e fundit ku Kosova duhet me nenshkrue marreveshjen me NATO’n, per me i ike problemeve e trazinave qe munden me ardhe, madje edhe nga vendet e BE’s.

Islami vleresoi se, partite maqedone jane shume pro ruse, e qysh tha ai – “ky asht krejt problemi”, tue shtue se, “shqiptaret ne Maqedoni s’jane problemi i vetem qe e kane ata”.

“Ka probleme edhe ma te mdhaja njihere Maqedonia”, ka shtue Islami.

“Nese vjen puna a me shtyp ate suste, apo ate tjetren, s’kemi me qene as na e as ata. Besoj se ka me u arrite marreveshja”, tha nder tjera Islami, per raportet Rusi-Amerike.

Islami tha se, vemendja e qytetareve asht ajo, çka duhet ne keto momente, tue marr shembull se, sistemi i sigurise se Amerikes hargjojne triliona per mbrojtje, e ne 2 raste te bombave nga ISIS kane qene vete qytetaret, ata qe kane lajmerue.

Dardan Islami ka fole ne fund edhe per damin qe i ka Arabia Saudite Kosoves dhe per llogaridhanien e pareve qe ka shtie ky shtet ne Kosove.

“Nese kisha qene une minister, kisha me kerkue raport nga Arabia Saudite me kqyre çfare pare kane shtie ketu, nga ku”, perfundoi Islami.