Islami: Mbas këtyne zgjedhjeve, LDK ma s’asht parti, ka me qenë veç nji listë. Ka m’i shërbye partive që kanë nevojë për votë (video)

Gazetari Dardan Islami ka thane ne Rrokum Roll të TV Rrokum se zgjedhjet e 11 Qershorit e kane prodhue si fitues koalicionin PAN, qe edhe duhet me formue Qeverine.

Islami ka thane se duhet nji qeveri gjithekombetare per me i krye proceset qe e presin Kosoven ne vazhdim.

Per deklaratat e LDK’s se nuk hyn ne koalicion me PAN, Islami thote se keto deklarata s’duhen me u besue.

“Ata tashma s’po marrin vendime ne grup, prandaj deklaratat e tyne s’duhen me u marre si te besueshme”, mendon Islami.

Ai thote se zgjedhjet kane qene ne rregull, ndersa çdo organizim i zgjedhjeve tjera kishte me prodhue situata te ngjashme.

Simbas gazetarit Islami, pergjegjesite qe i ka marre Kosova per vendimet ne vazhdim s’munden me u krye pa partite qe jane ne koalicionin PAN.

Per deshtimin e LDK’s ne keto zgjedhje, Islami thote se ka qene e pritshme.

“LDK tash duhet me u quejt liste, jo parti”, konsideron ai./Rrokum.TV