Islami: Pres nga Presidenti Thaçi me perdore fuqine e tij politike e me çue vendin ne zgjedhje te parakohshme

Ka qene nji proteste qe veç ne anderr e kam pa, ka qene shume interesant. Mu me ka pelqy shume, – tha i ftuemi i pare ne Rrokum Roll, gazetari Dardan Islami.
“Ajo çka kerkoj nga çdo President asht me ba reformen zgjedhore, dhe me u zgjedhe Presidenti nga populli”, tha Islami.

“I pame pazarlleqet ne pike te dites te Kryeministrit, asht puna me ba nji plan per dalje nga kriza”.

Tue e kujtue edhe njihere protesten e opozites me tenda ne shesh, Islami tha se shpreson qe ka me pa ende kesi lloje protesta te qeta.
“Nese zotni Thaçi hape rruge, ban ujdi me opozite, atehere ai e ka krye punen e vet…s’asht President i keq”, tha ai, tue shtue se nuk don me besue ndryshe, se qysh tha ai, mbetet veç me marr valixhen e me ike.

E tue vazhdue biseden per President e per deputete, Islami tha se perbamja e Kuvendit asht shume qesharake.

Ai vleresoi se kjo çka po ndodhe tash s’asht problemi ma i madh i Kosoves. Ai tha se Demarkacioni asht ajo çashtje qe asht shume e randesishme per vendin tone. Islami tha se ky Demarkacion me Malin e Zi ka me qene mesim per Kosoven, kur vjen koha per Demarkacion me Serbine.

“Nese te dy palet e ulin pazarin, ka me pase mundesi per dialog”, tha ai tue iu referue pozites e opozites.
Islami tha se beson qe Presidenti i ri ka me qene ma largepames, dhe shpreson qe ka me pase bashkepunim ma te madh me Shqipnine, se pa Shqipnine jemi te bllokuem, shtoi ai.

“Me frigojke ballafaqimi”, tha ai per ftesen se Thaçit me manifestue zgjedhjen e tij President ne shesh. Mire qe e largoi thirrjen e tij, – shtoi ai.
E gjate bisedes, ai tha se ajo forme qe kishte me çue ne zgjidhje te situates, jane zgjedhjet e parakohshme, per te cilat shpresoi se kane me u thirre nga Presidenti i ri.