Islami: Rinisja e konfliktit global USA vs Rusia, ka me sjelle ne Kosove nji Qeveri stabile me njerez te deshmuem

Me duket se ideja e listes se perbashket i frigesoi me u ba nji koalicion, tha ne Rrokum Roll opinionisti Dardan Islami.

Islami tha se te asnji lider ne vend ai personalisht nuk po sheh vizion.

“Ne mungese te vizionit e profilizimit vjen matematika, une me ty e ti me kete. S’asht qe nuk po shoh vizion askund, por copa copa”, tha Islami.

E tue i perfshi tana partite, Islami vleresoi se prej tana partive veç LDK ka mbete si zorre qorre.

Njajte si Edi Rama, edhe Islami tha se Vetevendosje asht nji pasuni kombetare.

Per partine PDK, Islami tha  se “po du me besue qe po, po du me besue qe njerezit kane me pase ma shume bese te PDK e Veselit se te PDK e Thaçit”.

Nderkaq, sa i takon partise LDK, ai tha se ka qene nji nuse e mire e kurgja pertej nuses.

“Ajo parti ka nevoje me u shkund, me u hape. Prej Rugoves nuk ka dhane ma kuadra. LDK e shkrete nuk po din çka me ba… njajte si Thaçi edhe Mustafa e ka dite ku po don me shkue – me u ba Kryeminister”.

Gjate bisedes, ai tha se ne politike nuk ka vija te kuqe, e kjo simbas tij u kuptue kur po vjen puna per koalicione.

Tue fole per boten e rajonin, per liberalizimin e vizave per Kosoven, Gjeorgjine, Turqine, ai tha se ka ardhe pazari si me “patligjana te kalbt, si pazar i nates”, tue shtue se nuk po i pelqen qe Kosoven e kane fute me nji liste me vendet jo europiane per me e marre liberalizimin e vizave.

Simbas tij, ku po takohen ruset e turqit, po bahet hallakame.

Per Islamin, tash asht koha qe na si vend nuk duhet me livrit forte e me dite kah i kemi gjanat.

“Une me politike e kam krye. Aty po u dufke me i çue duert 50 veta, e une s’jam qe i pres”, u pergjigj Dardani ne pyetjen se a ka me ju kthye politikes ndonjihere.