Islami: Rreziku prej Rusie po vjen permes Serbie ne Ballkan!

Dardan Islami, gazetar, ka permend rastin e zgjedhjeve ne Mal te Zi, ku asht pa nji ndikim i madh rus, i cili ka pague serbet per me ba nji skenar ku parashihej edhe kidnapimi i kryeministrit malazez Milo Djukanovic.

Ai ka thane se edhe pse fitoi Djukanovic, rreziku dhe ndikimi rus mbetet i madh.

Sa i perket ferkimeve qe po ndodhin mes fuqive te medhaja dhe Rusise, Islami ka thane se tashma gjithçka asht e paparashikueme, sepse ka humb gjuha e dialogut dhe diplomacise dhe ne pyetje jane vetem gara per armatim dhe lufta kush me qene i pari me dominue boten.

Simbas tij, ndikimi rus asht i madh edhe ne Ballkan, ku nga territori serb po shperndahet edhe ne Republiken Srpska, tue shtue se rreziku vazhdon edhe tash kur Rusia ka paralajmerue nji manover te madhe ushtarake ne Serbi dhe pritet me i prue dikun 200 aeroplana luftarak.

Kurse, tue e komentue viziten e Edi Rames ne Serbi, Islami tha se ai din me qene politikan i holle, i cili i ka permend pakicat, te cilat simbas tij, jane te mbrojtuna ne Kosove.

Ai ka thane se Vucic, u tregue nji djal simpatik dhe e mirepriti Ramen ne Beograd, tue u tregue bashkepunues per te ardhmen e Ballkanit.

Islami keto komente i ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Rrokum Roll.