Islami: Rusia mbasi ka me shpalle pamvarsine e Republika Srpska, ka me ju gjuejt Maqedonise!

Dardan Isalmi, gazetar, ka fole gjane e gate rreth reflektimit dhe synimit te ndikmit rus ne Ballkan, tue nise prej Republika Srpska ne Bosne, mandej Kosove, por edhe ne Maqedoni.

Ai ka permend edhe hymjen e gazetareve ruse ne menyre ilegale ne Kosove,  tue thane se ata kane krye punen e vet dhe asht vertetu se ata kane hy pa vize ketu.

Gazetari Islami  ka thane se ka nji mobilizim te pergjithshem sa i perket cashtjes se sigurise ne vendet e ndryshme te botes, perfshi edhe Ballkanin, por simbas tij, Kosova nuk ka shume ne dore sa i perket ketij problemi.

Simbas tij, Kosoves i mbetet me kane e mencun dhe mos me u ba pjese e paleve, ngase historia ka kallxue se shqiptaret gjithnji kane humb territor dhe mjafton nji vije radikale per me u ba problem.

Islami ka thane se Ballkani tash asht lajm i levizjeve te Putinit, ne gazetat ma te randesishme amerikane, si New York Times, Washington Post ku, prej te Dielles, ruset e kane synim me shtri ndikimin e tyne  ne rajonin e Ballkanit.

Ai ka theksue se mbas Republika Srpska ne Bosne dhe ndikimit te Putinit atje, ruset kane me synue me u gjuejt edhe me shtri ndikimin e tyne ne Maqedoni, sepse ata tashma e kane pa se NATO gjithnji e ma shume po e shtrine  aktivitetin e saj ne kete pjese te rajonit.

Keto komente e shume te tjera, Islami i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.