Islanda emnon kryeministrin e ri

islandaaa

Në Islandë, presidenti Sigurdur Ingi Johannsson ka dekretu të propozuemin e koalicionit qeveritar, si kryeministër të ri të vendit.

Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë paralajmëru për vjeshtën e këtij viti.

Simbas mediave vendase, 53-vjeçari Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit.

Ai asht edhe numri 2 në Partinë Progresive, tue qenë nji i besuem i kryeministrit të dorëhequn Gunnlaugsson.

Këto ndryshime në kabinetin qeveritar erdhën mbasi kryeministri dhe lideri i Partisë Progresive, Sigmundur Gunnlaugsson, dha dorëheqjen mbasi dokumentet treguen se ishte pronar i nji kompania offshore së bashku me bashkëshorten e tij dhe se nuk e kishte deklaru këtë kur kishte hy në Parlament në vitin 2009.

Kështu, ai akuzohet për mshefjen e aseteve familjare prej miliona dollarësh.

Gunnlaugsson deklaron se rregullat nuk janë shkel dhe se grueja e tij nuk kishte përfitu financiarisht.