Ismail Kadare ‘Qytetar Nderi’ i Pejës

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare asht shpall “Qytetar Nderi” i Pejës dhe laureat i Takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Me këtë rast, Kadare asht ndje i nderuem për këto dy çmime dhe u shpreh falënderues.

Në këtë takim morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të rajonit dhe nji nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Të pranishëm ishin edhe ministri i kulturës Kujtim Shala, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.