Ismajli: I kemi përmbushë të gjitha premtimet në Shtimje (video)

Naim Ismajli, Kandidat i PDK’s për Kryetar të Shtimjes, njiherit kryetar aktual, ka thanë në Rrokum Roll të TV Rrokum, se premtimet nga fushata e zgjedhjeve te kalueme jane permbushë.

“10 premtime jane permbushe, 5 prej tyne jane ne fazen e perfundimit dhe 2 ne fazen e realizimit”, sqaron ai.

Ismajli asht shprehe se ne keto zgjedhje pret me rikonfirmue voten me nji program shume te qarte.

Ne vazhdim tue fole per infrastrukturen, Ismajli thote se ne çdo katund te Shtimjes asht shtrue asfallti.

“Kemi çue asfallt edhe ne katunde ku ka pak shtepi, por ka qene investim strategjik, sepse kjo ka lehtesue qe ne ato zona te zhvillohen biznise te ndryshme”, thekson ai.

Ai premton se me ane te disa projekteve te ndryshme kane me u mundesue parakushte per punesimin e qytetarève te Shtimjes./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: