Ismet Beqiri akuzon keq VV’n se nuk po mendon për Prishtinën!

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK’s, Ismet Beqiri ka drejtue akuza ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit.

 Përderisa në Kuvend po diskutohej për marrëveshjen financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE’s, Beqiri ka thanë se nga kjo marrëveshje janë 21 milionë euro që i dedikohen ngrohjes së qytetit të Prishtinës.

Beqiri ka theksue se qytetarët duhet me ditë se Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq me Prishtinën ma s’paku mendon për Prishtinën.

“Këta zotnitë që nuk janë në sallë nuk mendojnë për Prishtinën po rrezikojnë me ja humbë 21 milionë euro”, ka thanë Beqiri.

Ai ka shtue se deputetët e Vetëvendosjes deshirojnë me politizue çdo gja.