Ismet Beqiri nëpër tubime thotë se asht kandidat i LDK’s për Prishtinën

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri nëpër tubimet e partisë asht tue u prezantue si kandidat i ardhshëm për kryetar të Prishtinës.

Beqiri, që ka qenë edhe ma herët kryetari i kryeqytetit, i ka shtue ambiciet për me garue për të parin e Prishtinë, edhe pse ende nuk e ka marr bekimin e partisë së tij.

Nji zyrtar i nalt i LDK’s, që nuk ka dashte me fole me emën, ka pohue se Beqiri nëpër tubime ka fillue me u prezantue si kandidat, por në Këshillin Drejtues të partisë ende s’asht diskutue.

Në parti dhe në Këshillin Drejtues nuk është diskutuar ende”, tha zyrtari.

Po është e vërtet se Beqiri është duke u prezantuar si kandidat për Prishtinën”.

Në nji fotografi të postueme nga nji aktivist i LDK’s, ku shihet aktivisti bashke me Beqirin, ai ka shkrue – Kryetari i ardhshëm i Prishtinës.

beqiri

Zgjedhjet lokale pritet me u mbajte ne 2017’s, e që LDK synon që synon me rikthye Prishtinën nën qeverisje.