Ismet Beqiri propozoi veten kandidat për kryetar të Prishtinës!

Sekretari i LDK, Ismet Beqiri, ishte emni ma i përfolun ditët e fundit si kandidati ma potencial nga LDK për kryetar të Prishtinës.

Lajmi.net merr vesh se ish-kryetari i Prishtinës, Beqiri, e ka propozue veten të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, mirëpo ende nuk ka marrë konfirmim nga partia.

Degët e LDK në Prishtinë sot mbledhen për me vendosë për emnin e partisë për të parin e kryeqytetit, e mandej merret vesh se a kane me përkrahe vetpropozimin e Beqirit.