Ismet Beqiri: Shpend Ahmeti axhami, vitin tjeter ia marrim Prishtinen

Në rastin e festimit të 26 vjetorit të themelimit të degës së LDK’s në Kodrën e Trimave në Prishtinë, përvec lavdatave të thuruna nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, për punën që ka krye Lidhja Demokratike e Kosovës ndër vite dhe për kohën e harxhueme për me ngritë sa ma naltë popullin e Kosovës, u gjet hapesina për me kritikue qeverisjen aktuale të Komunës së Prishtinës, të drejtueme nga Shpend Ahmeti.

Simbas tashma ish-kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, kur LDK ishte në krye të Prishtinës gjithçka ka funksionue mirë dhe ajo që asht ba, u ba vetëm për mirëqenien e qytetarit, e krejt kjo ka ndodhë deri në vitin 2013.

Mirëpo me të marrë Vetëvendosje qeverisjen komunale gjithçka ndryshoi për kryeqytetasit.
Gjithashtu ai tha se në vitin e ardhshëm LDK ka me qenë ma e fortë se kurrë dhe u shpreh i bindun se ka me fitue qeverisjen e kryeqytetit të Kosovës.