Israel Hayom, gazeta izraelite qe çka shkruen për Kosovën!

izraelkosovo

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, se ai dëshiron të jetë presidenti i parë që do të vizitojë shtetin e Izraelit, kanë ngjall debat të madh në këtë shtet.

Gazeta izraelite me tirazhin numër nji në vend, “Israel Hayom”, ka botu nji opinion mbi marrëdhaniet aktuale mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Gazetarja Lital Shemesh në nji analizë, tue ju referu ceremonisë së inaugurimit të presidentit Thaçi në Prishtinë, ka shkru se Kosova duket të jetë ndër vendet e pakta, ku izraelitet janë të mirëseardhun.

Ditëve të fundit, në Izrael ka fillu nji debat i gjerë për mundësinë e thellimit të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, mbas deklaratave të presidentit Thaçi për njanën nga gazetat ma me ndikim në Izrael, që ky shtet duhet me njoftë pamvarësinë e Kosovës.