Isufi: Projekti dhe garanca per rikolonizimin e Kosoves i ka rrajte te Qeveria e Kosoves

Ahmet Isufi, Nenkryetar i AAK’s, ka thane se nuk kane ndonji informate se neser ka me u mbajt ndonji seance, por ai tha se institucionet e vendit nuk kane qene ne gjendje me luftue krimin e korrupcionin ne vend, dhe ne kete rast, po vazhdohet misioni i EULEX’it.

Isufi tha se ende s’kane qendrim per neser, por sapo ta marrin agjenden kane me marre nji qendrim.

Ahmet Isufi keto komente i ka ba ne emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin.

Nenkryetari i AAK’s ka thane se misioni si i tille po del se nuk ka qene shume efektiv.

Veprimi i Serbise ne veriun e Kosoves, ku po rikolonizohet vendi, tregon ma se miri deshtimin qe po ndodh atje, tha ai.

Sa i perket fteses se Thaçit per Asociacionin, ai ka thane se ajo çashtje tashma asht e vdekun, tue shtue se s’ka nevoje me shkue ne bisedime me nji dokument qe e ka rrxue edhe Gjykata Kushtetuese me 23 nene.

Simbas tij, koalicioni nuk i ka numrat, sepse moti e kishin prue Demarkacionin per votim ne Kuvend.

Kurse sa i perket kthimit te Vetevendosjes, Isufi tha se kjo asht e çuditshme, tue shtue se ma se miri e dine ata.