Isufi: Qeveria mundet me na mujt me vota, por asnjiherë me kundërfakte, edhe pse tash, deputetët nuk mendojnë sikur para 1 viti!

Florim Isufi, Profesor i Gjeografise ka qene i ftuem sonte ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Profesori Isufi ka vleresue se nenshkrimi i Demarkacionit asht gjaja ma e keqe qe mundet me i ndodhe vendit ne kete kohe.

Ai ka thane se kerkesa e deputetit Shpejtim Bulliqi per debat ka per qellim qe, ne kete debat, deputetet te formojne qendrimin e tyne sa i perket kesaj cashtje.

“Asnji minisitri nuk ka me prezentue ndonji harte tjeter ose fakt qe me ndryshue mendimin e deputeteve”, ka thane Isufi.

Ai ka shtue se kufijte munden me ndryshue, sic kane ndodhe ne shume shtete te rajonit, por kjo bahet me vendim, e nji gja e tille nuk asht ba ne Kosove.

Tue komentue deklaraten e Grabovcit, Isufi ka thane se, nese marreveshja ratifikohet ne Kuvend, atehere nuk mundet me shkue ma ne Arbitrazh.

Qeveria mundet me fitue me vota ne kete aspekt, por jo me fakte, sepse nuk mundet me ofrue, ka vleresue ai.

“Qeveria ka qene dasht qe me marre vleresimin e Komisionit, por mos me nenshkrue menjihere, pa marre edhe vleresimet e opozites dhe faktoreve tjere”, ka thane Isufi ne Rrokum TV.

Isufi ka sqarue se Qeveria po thirren ne Ligjin e Matjeve te vitit 1974, por ky nuk asht fakt, bile ju ban dam vet atyne, ma shume se mue apo profesor Bulliqit.

Per ma shume lidhun me qendrimet e profesorit Florim Isufi mundeni me ndjeke ne videon nalte./Rrokum.TV