Isufi: Shtet mafioz! Kryeprokurori u vjedh nga mbrenda! (video)

Le ta harron kjo Qeveri qe ka me kalue Demarkacionin e Zajednicen.

Asht e çuditshme se si Kryeministri po kambengule edhe pse e din se nuk i ka votat per Demarkacionin, dhe kthimi i tij vetem ka me i prolongue proceset.

Keto komente i ka ba Nenkryetari i AAK’s Ahmet Isufi, ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin, ne Televizionin Rrokum, i cili ka thane se komisioni per Demarkacionin duhet me u shkarkue, dhe me u kthye ne piken xero.

Isufi ka thane se Demarkacioni asht prodhim i krejt gabimeve qe ka ba kjo Qeveri deri tash, tue thane se kjo po i paraqet pengesa vetvetes, qytetareve madje edhe raporteve me nderkombetaret.

Simbas tij, Raporti i Progresit asht raporti ma i keq qe sivjet i asht ba Kosoves, tue shtue se po çuditen se nji dite kane me ra per shkak se e kane randue jeten e qytetareve.

Koalicioni ban bisedime me Listen Serbe vetem nese kane interesa te veta, sepse simbas tij, ata pa llogari nuk veprojne dhe jane te lidhun me Beogradin, tha ai.

Nenkryetari i AAK’s ka thane se sa i perket liberalizimit te vizave, vendi asht dasht me i marre qe 17 vjet, por me keta njerez nuk ka liberalizim, sepse ata po ja veshtiresojne jeten qytetareve gjithnji e ma shume.

Nese neser vjen Projketligji per Ushtrine, ata jane te gatshem, me votue por edhe ne kete rast, Isufi ka thane se kjo Qeveri nuk asht e interesueme me votue per kete çashtje.

Isufi tha se ky shtet ka devalvue, sepse me u vjedh Kryeprokurori me shpine plote police, dhe bahet vjedhje permbrenda vetem me humb gjurme, e kjo ka ndodh edhe me dhomen e deshmive, sikurse ka vdeke njeriu ne burg dhe e shpallin si te vetvrame ende pa perfundue hetimet.

Isufi ka thane se keto vjedhje e keto ndodhi jane si ne filma akcion, sepse jane te lidhun me mafian e shtetit.

Demarkacioni e Asociciacioni jane marreveshje te damshme dhe se qytetaret per kete gja e kane dhane fjalen e tyne tashma, ka theksue nder te tjera Isufi.